Mjeku Ilir Alimehmeti tha në një intervistë për Euronews Albania se pandemia përfundoi dhe nuk ka teste në farmaci.
“Shumë gjëra patën nevojë për përmirësim, shumë gjëra patën nevojë për menaxhim të mëtejshëm, vazhdojmë sot e kësaj dite, pra po ju them mbaroi pandemia ne akoma nuk kemi teste në farmaci,” – tha ai.
Sipas mjekut është e rëndësishme të bëhet një analizë e hollësishme për çfarë ndodhi dhe çfarë impakti pati.
Kjo analizë, tha Alimehmeti, nuk duhet bërë vetëm nga ana shëndetësore, por dhe nga ajo sociale, ekonomike apo arsimore.
Sipas tij, COVID-19 dhe përfundimi i pandemisë nuk është një çështje që mund të diskutohet vetëm me ekspertë shëndetësorë.