Në kabinat do të vendosen matës të ri inteligjent. Sipas zv.kryeministres, Belinda Ballukut këto matës inteligjentë në fazën e parë do të ketë lehtësira në gjetjen e defekteve në rrjet si dhe identifikimin e vjedhjeve.
Ndërkohë, në fazën e dytë që sipas ministres Balluku, do të shtrihet deri në 2030 dhe do të jepet mundësia që konsumatorët të shikojnë se ku dhe si po e harxhon energjinë. Sipas Ballukut me këtë infrastrukturë nuk do të ketë më faturistë pasi matësit elektronikë do të regjistrojnë gjithçka.
“Vendosja e matësve elektronik tek kabinat do sjellë lehtësi dhe efektet do të jepen tek sistemi. Do identifikohet vjedhja. Edhe avaritë teknike për të ndërhyrë menjëherë se ku është.
Në fazën e dytë ku ky proces do të bëhet edhe për 1 milion e 90 mijë abonentët do të jetë dixhitalizim. Dhe do të ketë shkurtime. Ky do të shtrihet deri në 2030.
Kjo është transparenca se sa harxhon dhe ku harxhon. Do të ketë mundësi edhe për ata që e kursejnë më shumë energjinë. Apo për të ndarë një diferencim të çmimit për orare të caktuara. Do të jetë në një periudhë më të largët”, tha Balluku.