Ikën për peshkim, gjen makinën e djegur…

Shpërndaje

Një automjet është djegur në vendin e quajtur Vija e Vrakës të Malësisë së Madhe, pasditen e sotme teksa ishte i parkuar. Drejtuesi i mjetit me  targë Sh 9375 D, nuk ka qenë në makinë, por ishte duke peshkuar në liqenin e Shkodrës. Ai e ka parkuar mjetin buzë liqenit dhe kur është kthyer për të marrë ca mjete peshkimi, e ka parë makinën në flakë.

Drejtuesi i mjetit Ilir Çaku nuk ka parë lëvizje personash të dyshimtë, ndërkohë që menjeherë ka njoftuar forcat e policisë dhe zjarrfikëset. Këta të fundit kanë bërë lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, ndërkohë që mjeti është shkrumbuar plotësisht. Mjeti ishte në pronësi të Dorian Memelli. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe shkakut të djegies së makinës, ku nuk përjashtohet dhe pista e një zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të konkurrencës në sektorin e peshkimit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Sot me datën 25.08.2021 rreth orës 17.15 minuta në vendin e quajtur Vija e Vrakës të Malësisë së Madhe në afërsi të liqenit të Shkodrës, ka marrë flakë duke u djegur plotësisht një automjet me Targa Sh 9375 D në pronësi të shtetasit Dorian Memelli, që ishte në përdorim nga shtetasi Ilir Qamil Çaku. Shtetasi Ilir Çaku ka qenë duke peshkuar në liqen dhe kur është rikthyer tek makina për të marrë disa mjete peshkimi, ka parë makinën në flakë. Mjeti ka qenë i fikur dhe i parkuar buzë liqenit. Drejtuesi i automjetit nuk ka parë lëvizje apo njërëz të dyshimtë në afërsi të makinës. Ndërkohë ai dhe pronari i mjetit janë pyetur nëse kanë patur konflikte me persona konkretë, për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Policia po punon në zbardhjen e këtij incidenti duke mos përjashtuar dhe zjarrvënien e qëllimshme. Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Shpërndaje