Iken Albana Fico, mësohet kush do ta zëvendësojë…(EMRI)

Shpërndaje

Alma Cami do të zëvendësojë Albana Ficon në postin e drejtimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Cami aktualisht është shefe e Shërbimit në Reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”. Albana Fico e mbante këtë post nga dhjetori i 2021. Ajo u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit.

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Albana Ficos nga ky post, e as se kush do ta zëvëndësojë. Nuk është konfirmuar nëse largimi i Ficos ka të bëjë me me zjarrin që ra në 11 shkurt në urgjencën QSUT.

Pesë ditë më parë Prokuroria e Tiranës sekuestroi dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, lidhur me zjarrin e 11 shkurtit.Në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, prokuroria kërkoi rinispektim për shkaqet e zjarrit.

Akt-ekspertiza e publikuar në fillim të muajit mars tregoi se ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e një keq funksionimi të baterive.

QSUT njoftoi më herët se për shkak të zjarrit, shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

Shpërndaje