IGJEUM: Vendi do përfshihet nga shtrëngata shiu…

Shpërndaje

Shtrëngata shiu, erë dhe rrezik për përmbytje në disa zona. Është ky paralajmërimi i IGJEUM për orët në vijim. Sipas Institutit të Gjeoshkencave , ujit dhe mjedisit reshjet intesive do të jenë të përqendruara në veri-perendim dhe në jug të territorit.

Më të rrezikuar nga lumenjtë e vegjël janë qarqet e  Lezhës, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës, por reshje intesive do të ketë edhe në Shkodër dhe Kukës.

Sipas IGJEUM reshjet do të shoqërohen me shtrëngata, ndërsa në zonat malore  do të ketë edhe reshje dëbore.  Era me shpejtësi deri në 70 km në orë  do të sjellë probleme në det të hapur.

Shpërndaje