Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar shkresë zyrtare 5 prefekturave pasi në veri-perëndim dhe në jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu.
Në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes thuhet se është kërkuar gatishmëri e të gjitha strukturave të pushtetit lokal dhe të merren masa parandaluese për zonat më të rrezikuara.
Njoftimi:
AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër
AKMC: Sipas IGJEUM, në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu
AKMC: Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja
AKMC: Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim
AKMC apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale
AKMC – prefekturave: Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë
AKMC- prefekturave: Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje.
Moti i keq, AKMC: Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku
AKMC shkresë prefekturave: Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal
AKMC: Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave
AKMC shkresë prefekturave në zbatim të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” dhe Planit Kombëtar të Emergjencave Civile