IGJEUM parashikon Borë dhe ngrica, Prefektura Shkodra njoftim me rëndësi për banorët…

ME RËNDËSI

Sipas njoftimeve të IGJEUM, nesër (13 Shkurt), rreshjet e borës, ngricat dhe ulja e temperaturës do të përfshijnë gjithë vendin, deri në zonat e ulta, përfshirë dhe #QarkuShkoder duke sjellë probleme të mundshme të qarkullimit rrugor.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve #QarkuShkodër, të kenë kujdes dhe të evitojnē udhëtimet e pa nevojshme drejt zonave malore pa u siguruar mirë mbi kushtet atmosferike dhe situatën e qarkullimit rrugor, ndonëse momentalisht të gjitha akset rrugore në territorin e #QarkutShkodër janë të kalueshme.

Krahas kësaj i bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve të eliminojnë shpejtësinë, përdorimin e celularëve, të vendosin rripin e sigurimit dhe të përdorin zinxhirë dhe antifrizë sipas nevojave.

Në dispozicion të çdo qytetari, që mund të ketë nevojë për ndihmë, janë në dispozicion numrat e telefonit 112 dhe 129.

Fundjavë të mbarë;

Udhëtoni me kujdes🙏👋

#QarkuShkodër