Adnant Jaupi është 53-vjeçari nga Elbasani, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, Konispol. 53-vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 53-vjeçari, Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.
Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja. Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar, por i pa groposur, u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.
Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës që i përket 53-vjeçarit, Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre.