Ide të reja për turizmin gjithëvjetor – UNISHK, studentë të degës së turizmit, prezantojnë projekte të reja…

Shpërndaje

Ide inovative dhe zgjidhje praktike për zhvillimin e turizmit në veri të Shqipërisë janë prezantuar nga studentët e Deges së Turizmit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, gjatë një workshop-i me temë: “Ruajtja dhe përmirësimi i atraktivitetit turistik në rajonin verior të Shqipërisë”.

 Në fokus të temave të  studentëve është  zhvillimi i turizmit gjithëvjetor në disa prej zonave më të njohura turistike të qarkut të Shkodrës.

Studentet theksojnë se propozimet e tyre janë  të realizueshme dhe mund të shndërrohen në projekte konkrete, duke u financuar përmes granteve qeveritare ose mbështetjes së donatorëve.

Ky workshop, i kthyer në një traditë vjetore të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës, synon të nxisë krijimtarinë dhe mendimin inovativ të studentëve në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm në zonën veriore të vendit.

Shpërndaje