I vodhi 15 mijë euro shefit të urgjencës së QSUT, si arriti të futej në banesën e Hasanit autori? (DETAJET)…

Shpërndaje

Një rast vjedhjeje u raportua ditën e sotme në Tiranë. Për këtë rast u arrestua 38-vjeçari Olsi Bibollari.

Lidhur me ngjarjen janë zbardhur detaje të reja, ku Bibollari mësohet të ketë vjedhur 15 mijë euro nga banesa e kardiologut Eqerem Hasani i cili është edhe shefi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Bëhet me dije se Bibollari dhe Hasani kanë qenë miq me njëri-tjetrin, dhe se kardiologu së fundmi i kishte dhënë Bibollarit 50 mijë euro borxh me procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri. Vjedhja ndodhi më 25 gusht të ktij viti, në shtëpinë e kardiologut në zonën e Komunës së Parisit.

Ka qenë Hasani i cili harroi çelësat e shtëpisë tek automjeti i Bibollarit gjatë takimit të tyre, ku autori i vjedhjes nuk e kurseu duke iu futur në shtëpi fshehurazi e duke i grabitur paratë. Olsi Bibollari rezulton pronar i restorantit ‘Ogi’ në zonën e Oxhakut në Tiranë, dhe aksioner në një bar kafe.

Bibollarit iu sekuestrua shuma e parave të dyshuara të vjedhura, që u gjetën në banesën e tij, një automjet si dhe veshjet që ai përdori gjatë ngjarjes.

Shpërndaje