I shpëtoi atentatit në Shkodër, dëshmia e Brahimit: Nuk kam pasur asnjë kërcënim, plumbi më kapi fytyrën

Shpërndaje

Zbardhet dëshmia e 60-vjeçarit Selami Brahim, i cili mbeti i plagosur gjatë një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. 

Mësohet se 60-vjeçari ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni lidhur me plagosjen e tij dhe se nuk ka arritur që të dallojë automjetin.

Ai ka treguar se ka shpëtuar për mrekulli pasi në momentin që u qëllua, lëvizi dhe plumbi e kapi vetëm një një pjesë të fytyrë dhe fatmirësisht jo në kokë. 60-vjeçari është shprehur se nuk ka konflike me asnjë njeri. 

“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, mësohet të ketë thënë i plagosuri.

60-vjeçari është qëlluar afro 10 herë me automatik kallashnikov por vetëm një plumb e ka kapur në pjesën e fytyrës. 60-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje dhe është jashtë rrezikut për jetën por ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shpërndaje