I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 35 vjeçari nga Malësia e Madhe…

Shpërndaje

Malësi e Madhe.

I shpallur në kërkim për plagosje të një shtetasi me armë zjarri në muajin Shkurt të vitit 2024, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kapën në Bajzë dhe ndaluan shtetasin Emirjon (Mirush). Hasaj, 35 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 29.02.2024, në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe ka plagosur në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje