I shkrep rrufeja, humb jetën një përson në Malësi të Madhe…

Moti i keq ka shënuar një viktimë në Malësi të Madhe këtë të enjte.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e shkarkesave elektrike dhe rrufeve në fshatin Dedaj, Njësisë Administrative Shkrel, ka humbur jetën një person.

Njoftimi i Policise:$

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.   

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.