I prekur me Covid, i riu hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit, ndërron jetë në vend

Shpërndaje

Një ngjarje e rèndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin e Sanatoriumit, ku një i ri është hedhur nga kati i tretë dhe ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se 29 vjeçari ka qenë i prèkur me Covid, rast i konfirmuar, dhe kishte mbërritur në spitalin Shefqet Ndroqi rreth 7 ditë më parë, ndërkohë që mësohet se ai po shkonte drejt shërimit.

Pòlicia nuk e specifikon se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë të riun të kryejë aktin ekstrem, ndërsa deklaron se po kryhen hetimet për rastin.

Njoftimi i Pòlicisë:

Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje