I kujtoi kohën kur e kishte mendjen te peshku, Elisa Spiropali nuk përmbahet, merr në telefon dhe kèrcënon ish-kryesocialistin (Foto)

Shpërndaje

Një ditë pasi i ngacmoi sedrën, dhe i kujtoi kohën kur vinte në Shkodër si mbushëse e furgonave të Saimir Tahirit, Elisa Spiropali ka telefonuar, dhe sipas tij ka kërcënuar ish-kreun e socialistëve për Shkodrën Edip Shiroka. Ka qenë vetë ky i fundit që ka publikuar një telefonatë, nga një numër që rezulton të jetë i ministres Elisa Spiropali, dhe thotë që kjo e fundit e ka kèrcënuar dhe ka përdorur fjalë të pahijshme ndaj tij.

“S’kishte si të ndodhte ndryshe, ky numër më mori në tel dhe më kèrcënoi, u prezantua si Elisa, foli fjal të padenja për një femër, gjithsesi ja lë në dorë operatorit telefonik të konservojë biseden, se edhe nëse nuk e bën operatori, aplikacionet e ndryshme në cel e bëjnë të mundur një gjë të tillë. Ditët në vijim do shohim estradë”, shkruan Shiroka në postimin e tij të sotëm.

Vetë ministrja Spiropali nuk ka pasur asnjë reagim publik lidhur me pretendimet e Shirokës, dhe duket se gjithçka ka provuar ta zgjidhë privatisht, por pa sukses…

Ndërkohë që në postimine bërë dje ai tregonte sesi Elisa Spiropali, një imcake, dhe e angazhuar pranë FRESSH, shkonte në Shkodër dhe pyeste se çfarë do të hanin për darkë socialistët.

”Ishte koha kur Saimir Tahiri vinte në Shkoder si përfaqësues i Kryetarit të PS bashkë me dy furgona me të rinjë për dekorin e takimeve të Kryetarit, pasi visheshin me mini dhe trajnoheshin për të kriju atmosferë ne skenë. Për atë punë ishin njisha.

Elisa, si pjesë e furgonit të dytë, e pa mbajtur, e pa veshur, e pa ngrënë dhe e pa pirë, shëndetligë dhe e pa forcë, ishte shumë e dhënë pas hejes. Atë kam degjuar të thotë – xhaxhi Edipi ku do hamë ne sonte, do kemi përsëri peshk për darkë si në drekë.. ???

Elisës i qenka hapë pança e nuk i del as Endri Shabani për mëngjes.Lëje pastaj çfar don për drekë e darkë.Grykësia e tyre s’ka limit. Shqipërinë e Shqiptarët i kafshojnë përditë”, shkruante dje Shiroka në një postim që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Shpërndaje