I dha fund futbollit të luajtur, Gilman Lika ka vetëm falenderime: Aty ku nisi aty mbaroi, respekt për…

Shpërndaje

Pasi i dha fund futbollit të luajtur në moshën 34-vjeçare, Gilman Lika ka bërë një postim me falënderime për klubin e futbollit Vllaznia, skuadrën ku u rrit dhe përfundoi karrierën si futbollist. Ish-lojtari shkodran me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka falënderuar klubin e Vllaznisë, të gjithë presidentët, tifozat shkodranë dhe familjen për mbështetjen që treguan për të:

POSTIMI I GILMAN LIKËS :

“Aty ku nisi aty mbaroi. 2004-2020. Falënderimi i parë është për Zotin e madh. Falënderimi tjetër është për familjen që ishin mbeshtetja ime kryesore. Falënderoj klubin Vllaznia dhe gjithë tifozat e Shkodrës për respektin dhe dashamirsinë e treguar, gjithashtu dhe të gjithë ekipet, tifozët, presidentët, trajnerët dhe futbollistët qe ishin pjesë e rrugëtimit tim. Me respekt Gilman Lika!”

Shpërndaje