I dërrmuar/ Flet nga spitali Altin Goxhaj: Më kanë helmuar në mënyrë të sofistikuar, s’e di a do gdhihem nesër

Shpërndaje

Avokati i njohur, Altin Goxhaj, është helmuar pak ditë më parë dhe për pasojë ka përfunduar në spital.

Lajmi u bë publik nga miku i tij, Kreshnik Osmani, i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka treguar incidentin që ka ndodhur me avokatin Goxhaj.

Ndërsa vetëm pak më parë, Goxhaj ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe shprehet se e kanë helmuar me qëllim. Ai tregon se sa vjen edhe gjendja e tij shëndetësore përkeqësohet duke iu trembur jetës.

Goxhaj shkruan:

“Më vjen keq së s’ju përgjigjem por jam i dërrmuar se më kanë helmuar në mënyrë të sofistikuar dhe çdo mbrëmje se di nëse do e gdhi të nesërmen sepsea po përkeqësohem!
Një foto me të Madhin Avni Delvina në “Shtëpinë time të re” në Spitalin Infektiv, Kati 2, Ap.12”

Avokati Altin Goxhaj njihet për qëndrimet e tij të forta kundër filantropit të njohur, George Soros dhe organizatave të tij që operojnë në Shqipëri, një betejë të cilën e zhvillon prej disa vitesh.

Gjithashtu Goxhaj ka denoncuar edhe disa skandale në media, si dhe lidhjet e Ramës e Veliajt me oligarkët. Ai njihet gjithashtu si një kritik i ashpër jo vetëm i qeverisë, por edhe i opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha.

Goxhaj ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv prej datës 11 nëntor.

Shpërndaje