Ish-kreu i bashkisë së Fushë Arrëzit, i cili është arrestuar një muaj më parë, është dërguar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.
Fran Tuci ndodhej në ambientet e paraburgimit në burgun e Reçit, kur ka ndjerë komplikacionet e para shëndetësore, dhe është dërguar me pas në ambientet e spitalit.
Fran Tuci u arrestua në 13 Korrik me urdhër të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit te detyrës dhe korrupsionit.
Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai e fitoi mandatin me 50.62% të votave.
Ai ka qëndruar për 8 vite në krye të bashkisë së Fushë Arrëzit, deri në zgjedhjet