Hyjnë në fuqi çmimet e rritura të ujit, ujësjellës Shkodër jep njoftimin e rëndësishëm…

Shpërndaje

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Shkodër sh.a. informon të gjithë konsumatorët se, në zbatim të Vendimit nr. 46, datë 2.12.2024, të miratuar nga Komisioni Kombëtar Rregullator (KKRR) i ujit, duke filluar nga data 01.01.2025, do të hyjnë në fuqi tarifat e reja për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura.
Këto ndryshime janë të nevojshme për të garantuar:
-Përmirësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me ujë;
-Zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe largimit të ujrave të ndotura;
-Rritjen e standardeve të shërbimit për konsumatorët.
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, siguron konsumatorët e saj, se sajë të ndryshimit do të arrihet qëndrueshmëria e shoqërisë për të përmbushur nevojat e komunitetit për një sistem më të besueshëm dhe efikas të ujësjellës-kanalizimeve.

Në tabelat më poshtë, ju njohim me tarifat e reja të miratuara për njësitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz.
Për informacione më të detajuara mbi tarifat e reja ose për çdo pyetje tjetër, ju lutemi na kontaktoni në:

Qendrën e Kujdesit ndaj Konsumatorëve
Adresa: Sheshi Nënë Tereza
Në të gjitha arkat tona, në bashkitë: Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz.
Adresat perkatëse:

Numri i kontaktit: 0682041705
Adresa e emailit: [email protected]
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

Shpërndaje