Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila humbi të ëmën pak ditë më parë, prek me fjalët dedikuar më të shtrenjtës së saj.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me një foto krah saj, Topalli shkruan se “nëna u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tmerrshem”.
Mesazhi i Topallit:
“Deshta me te dashte!”
Te dashur miq
Familja ime dhe une ju falenderoj me mirenjohje per mesazhet tuaja te aferta e ngushelluese.
Jeta e nanes sime ka qene nje kalvar kur ne ishim te vegjel, por une asnjehere nuk e kam degjuar ate te ankohej. Ishte nje heroine, por gjithmone me buze ne gaz,besimtare dhe me kurajo te madhe.
Do na ndihmoje zoti thoshte , edhe kur nuk kishim asnje leke , as per te blere buken thate.
Ajo ishte themeli dhe kolona e shtepise.
Ishte modeli qe gjithmone doja t’i afrohesha.
Ndodhte kur isha e vogel qe te ndihesha e pasigurte dhe i kerkoja nanes te rrinte afer meje. Ajo me jepte doren, pastaj me shterngonte me trupin e saj dhe aty une isha me e sigurta ne bote, me e mbrojtura dhe me e lumtura. Isha ne krahet e nanes.
Ne ishim shume te lidhura me njera tjetren.
Ne ditet e fundit ajo po perpiqej te thoshte dicka, qe ne fillim nuk e kuptova. Pastaj ajo me veshtiresi e perseriti: -“Deshta me te dashte moj nane”, me doren qe levizte me veshtiresi drejt fytyres sime.
Ai ishte perqafimi jone i fundit.
Nana u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tmerrshem.