Ishte infektuar me covid-19, ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino.
Ish ministri kohët e fundit luftoi për jetën pasi ishte i prekur me Covid dhe nuk arriti t’ja dalë.
Në vitin 1992 Bashkim Fino u zgjodh kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.
Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.
Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.
Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër.
Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal.
Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.