
Në kuadër të takimeve me intelektualë dhe profesionistë të vlerësuar të vendit, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, zhvilloi një bisedë të frytshme me profesorin e njohur të psikologjisë Kujtim Pelinku në Shkodër — qytetin që historikisht ka qenë vatër e dijes dhe kulturës, por që sot ka nevojë për më shumë vëmendje dhe mbështetje nga shteti.
Postimi i kandidatit Hoti:
Në një bisedë me profesorin e psikologjisë Kujtim Pelinku. E ku më shumë se në Shkodër gjen intelektualë brilantë e profesionistë të zotë, të lënë pas dore nga qeveria dhe që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Me mikun e vjetër folëm për mundësitë e programit të PD për të çuar përpara vlerat e hershme dhe ato të reja të Shkodrës, si dhe për t’i dhënë hov jetës akademike në vatrën e dijes së Shqipërisë.
#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #voto1
