Hoti: Mirënjohje për Bashkim dhe Fatmira Pacramin – simbol i vlerave shkodrane…

Shpërndaje

Në kuadër të takimeve me personalitete të shquara të qytetit, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ndau një moment të veçantë me z. Bashkim Pacrami dhe znj. Fatmira Pacrami, figura të respektuara të sportit dhe arsimit në Shkodër.

Postimi i kandidatit Hoti:

Kënaqësi e veçantë të takoja sot z. Bashkim Pacrami, ish-atlet dhe gjimnast kampion së bashku me zonjën e tij, Prof. Fatmira Pacrami, dy personalitete të çmuara të qytetit tonë.

Një bisedë e sinqertë dhe plot ngrohtësi, ku ndamë kujtime, mendime dhe dëshirën e përbashkët për ta rikthyer Shkodrën me shkëlqimin e saj të dikurshëm.

I jam mirënjohës çiftit fantastik për fjalët e mençura dhe shembullin frymëzues për përkushtimin ndaj vlerave që mbajnë gjallë shpirtin e qytetit tonë.

Shkodra ka fatin të qëndrojë e fortë falë njerëzve si ju. #shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #voto1

Shpërndaje