Pas trágjedisë në Kombinat, ku nënë e bijë humbën jetën si pasojë e vetëflijimit me mosushqyerje, për hir të ringjalljes, konstatohet një tjetër rast shqetësues.
Top Channel është njoftuar prej të njohurve të një gruaje nga Tirana, se ajo për disa muaj po refuzon të ushqehet, dy vjet pasi braktisi sektin Jehova.
Gruaja në gjendje të rëndë shëndetësore thotë se beson te ringjallja në një trup të pavdekshëm.
Intervistën me gruan në fjalë dhe mamanë e saj do të mund ta ndiqni mbrëmjen e sotme, gjatë edicionit informativ të orës 19:30, me gazetaren Anila Hoxha./TCH