Është dënuar me 22 vite burgim Orjana Gremi, vajza që në muajin Janar 2023, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur.
Në 12 Shkurt 2024 gjyqtarët e Shkodrës vendosën të deklarojnë fajtor dhe dënuar Gremin, për akuzën e “Vrasjes së miturit”.Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, për shkak të braktisjes së foshnjës së sapolindur në ujërat e lumit Kir.
Para dhënies së vendimit, Orjana Gremi, kërkoi mëshirë duke shfaqur pendesë të thellë për krimin e kryer.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 5 Janar 2023, 5 ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.
Ajo e ka hedhur atë në ujërat e lumit Kir, çka kanë rezultuar fatale për foshnjen, ndërsa menjëherë pas ngjarjes ajo u arrestua në fshatin Golem ku edhe banonte tek të afërmit.
Ishin 2 misionare të kishës katolike që njoftuan policinë pasi e kanë takuar 32 vjeçaren në shtëpinë e saj por pa foshnjën.
Fillimisht ajo ju ka dhënë murgeshave deklarata kontradiktore mbi vendndodhjen e fëmijës dhe pasi nuk kanë arritur ta gjejnë kanë sinjalizuar uniformat blu.
Foshnja i seksit mashkull është regjistruar në spitalin e Shkodrës pa atësi dhe nëna përpara kryerjes së krimit kishte kryer edhe procedurat për përfitimin e bonusit të lindjes.
Ndërkohë që më herët në spital kishte kërkuar dhënien e tij për birësim, por që më pas ka ndërruar mendje.
Teksa ka dalë nga spitali, Gremi është drejtuar në fshatin Golem, por rrugës ka hedhur foshnjën në lumë.