HISTORIA/ U arratis në 1997 dhe fshihej në Korenë e Jugut, ky është i shumëkërkuari i dënuar me burgim të përjetshëm që mbërrin nesër në Rinas…

Shpërndaje

Nesër mbërrin në Rinas personi i dënuar përjetë me 3 vrasje, i fshehur drejtësisë prej 1997 në Korenë e Jugut. koha e pandëshkueshmërisë nuk është se mbaron brenda një nate, nuk mbaron as brenda një mandati ministri, por ky është një proces i cili duhet t’i lërë mënjanë debatet politike.”

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla nga foltortja e Kuvendit, teksa burime për mediat bëjnë me dije bëhet fjalë 50-vjeçarin Ervin Shahini i cili u arrestua në janar në Koren e Jugut dhe do të ekstradohet nesër në Shqipëri.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, të cilin e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vitin 1995 Ervin Shahini akuzohet se vrau një taksist dhe plagosi katër të tjerë me qëllim grabitjen. Ai ishte arratisur në vitin 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër në Korenë e Jugut.

“Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë. Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes. Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.” raportoi Policia e Shtetit në kohën kur u arrestua.

Shpërndaje