Histori Suksesi/ Amarildo Sterkaj e filloj biznesin nga zero në qytetin e Shkodrës, ndersa sot ka lidhur kontrata me investitoret me të fuqishëm në Dubai dhe jo vetëm…

Shpërndaje

Nuk janë të rralla rastet e suksesve të shqiptarëve nëpër botë. Një ndër to mund të përmendim dhe Amarildo Sterkaj, djalin nga qyteti i Shkodrës i cili mori pjesë në samitin më të madh të investimeve të organizuar në Dubai nga Ritossa Family.

Sterkaj ka mbi 10 vite që drejton biznesin e tij “Real Estate” i cili merret me shit-blerje pronash.

Gjithcka e ka filluar nga zero në qytetin e Shkodrës me dy zyra e më pas ka hapur zyrën e tretë në Tiranë dhe tashmë janë kompania e vetme në Shqipëri që merren me shitjen e pronave në Dubai.

Si rezultat i pjesëmarrjes në këtë samit Sterkaj ka arritur të lidhë kontrata dhe të bashkëpunojë me partnerët dhe investitorët më të fuqishëm në Dubai dhe jo vetëm.

Sipas Sterkaj arritjet e merituara janë fryt i punës punës dhe përkushtimit maximal por edhe  e lidhjeve  me personat e duhur të cilët kanë bërë të mundur që  të jenë pjesë e një grupi ekskluziv të personave që kanë marrë pjesë në këtë samit./RealitetiPost/

Shpërndaje