Histeria e koronavirusit, Suedia refuzon karantinën: Dëmton shëndetin mendor të qytetarëve

Shpërndaje

Teksa bota po mbyll kufijtë e qytetet ndërsa qeveritë po ndalojnë eksportet, duket se një nga viktimat e para të koronavirusit është vetë globalizimi.

Banka botërore llogarit se 80 deri 90 përqind e dëmit ekonomik të epidemive zakonisht vjen nga sjelljet antagoniste dhe jo nga sëmundja, vdekjet apo rënia e prodhimit.

Kjo është diçka e vështirë për t’u parashikuar por në Suedi nuk janë mbyllur kufijtë, shkollat apo baret, dhe nuk janë ndaluar grumbullimet me më pak se 500 njerëz.

Përveç faktit se vendi nuk është ende në krizë shëndetësore, qeveria atje ka thënë se populli suedez e do natyrën dhe mbyllja ne karantinë do të shkaktonte dëme të theksuara të shëndetit mendor.

Revista amerikane Bloomberg rapporton se “Metoda suedeze e Laissez-Faire është një nga reagimet më të kontestuara ndaj koronavirusit.”

Por ndoshta Suedia nuk e bën këtë prej zellit libertarian por prej traditës së dëgjimit të ekspertëve dhe autoriteteve shëndetësore, të cilët besojnë se është më mirë gjurmimi i rasteve indiviruale dhe jo mbyllja e gjithçkaje.

Mund të jetë gjithashtu një çështje e kulturës personale të përgjegjësisë, që e bën më të thjeshtë për qeverinë vendase t’ia lërë popullit vendimet përfundimtare.

Një ndihmesë për këtë është fakti se Suedia njihet si vend i personave introvertë. Ata janë të njohur për ruajtjen e distancës shoqërore edhe përpara se kjo të bëhej moda aktuale.

Por megjithë perceptimin popullor, shumë ekspertë të tjerë thonë se shpresat për mundjen e epidemisë janë të vazhdimi i tregtisë dhe bashkepunimi ndërkufitar.

“Ndalimi i udhëtimit është më shumë një ‘placebo politike’ për të kënaqur masat” thotë ekspertja britanike Clare Wenham, teksa dhe OBSh ka këshilluar kundër mbylljes pasi koronavirusi është tashmë kudo, në një kohë kur furnizimet dhe pajisjet mjekësore nuk janë.

Shpërndaje