Hiqet tatimi për dhurimin e pasurisë…

Shpërndaje

Nisur nga viti i ardhshëm, çdo trashëgimi apo dhurim edhe brenda lidhjes gjinore motër-vëlla përjashtohet nga tatimi prej 15 % e vlerës së pasurisë. Ligji për tatimin mbi të ardhurat këtë herë ka përcaktuar më qartë kategoritë që përjashtohen nga ky tatim, duke mos lënë më vend për abuzime.

“Ligji ka ndarë qartë kategoritë, janë marrëdhëniet brenda një familje, prindi me fëmijën, fëmijët me njëri-tjetrin”, tha Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie per tv Klan.

Për herë të parë nga viti 2024 përjashtohen nga taksimi 15% edhe personat përtej brezit të parë dhe të dytë, kjo për dhurimet dhe trashëgimitë deri në vlerën e 5 milion Lekëve për pasuritë e paluajtshme dhe 1 milion Lekëve për pasuritë e luajtshme.

“Kuptohet, ligji ka vendosur edhe disa pragje të vlerave për qëllime të mosabuzimit”, tha Gjokutaj.

Gjatë vitit 2022 janë paguar gati tre herë më shumë tatime në vlerë nga trashëgimitë dhe dhurimet.

Shpërndaje