Një tjetër pacient është hedhur nga kati i dytë i spitalit në Infektiv. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e pacientit të vetëhedhur në spitalin Infektiv.
Kujtojmë se ky është rasti i katërt i pacientëve që vetë-hidhen nga spitalet Covid. Tre rastet e mëparshme kanë rezultuar fatale për jetën e pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë në vend.
Vetëm pak ditë më parë një 52-vjeçar i prekur nga kronavirusi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës ku po trajtohej ne spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Viktima u identifikua si Preng Gjonaj me origjinë nga Tropoja, por me banim në Tiranë dhe prej një jave ishte i shtruar në këtë spital.
“52-vjeçari ishte shtruar në datë 25 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shumë të rëndë, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2”.