Hetimet post tërmetit, Olsian Çela: Përgjegjësia do shkojë qoftë tek ndërtuesi qoftë tek zyrtari

Shpërndaje


Vetëm pak orë pasi mori detyrën  Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, udhëtoi drejt Durrësit për ti dhënë mbështetjen Prokurorisë së Durrësit, të cilët po hetojnë pasojet e tërmetit të 26 nëntorit. Për të siguruar një hetim të shpejtë, eficent dhe përgjigje të gjitha rasteve.   

Kryeprokurori deklaroi se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme

“Jam shumë i kënaqur me atë që dëgjova. Prokurorët janë të motivuar dhe shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Ne jemi koshientë për atë që ka ndodhur. Individë të papërgjegjshëm duke kryer veprime të caktuara me koshiencë të plotë kanë shkelur ligjin dhe pasoja e ardhur është vdekja e personave. Në këtë kuadër reagimi i prokurorisë dhe zbatimi i ligjit do të jetë korrekt i prerë dhe në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin.

A do ketë arrestime për viktimat e tërmetit?

Olsian Cela: Janë vendime të cilat i marrin prokurorët janë të pavarur në vendimmarrjen e tyre. Ka njerëz që kanë shkelur ligjin dhe shumë njerëz që kanë humbur jetën dhe plagosur dhe patjetër përgjegjësia që do të mbahet në mënyrë maksimale. do të shkojë atje ku është, qoftë tek ndërtuesi qoftë tek  zyrtari. Nuk do ketë hezitim për asnjë rast.”

Hetimet po nxjerrin dhe problemet e legjislacionit

“Nga hetimi po dalin dhe probleme me legjislacionin në fuqi. Me rregullimet që janë apo mangësitë që ka. Besoj se hetimi në fund do shërbejë edhe për të propozuar ndryshime të rëndësishme në ligj në mënyrë që ngjarje të tilla të mos kemi më” 

Sipas burimeve, Prokuroria e Durrësit bënë me dije se Olsian Cela është takuar me 4 prokurorët që po hetojnë cështjen e tërmeteve në këtë qytet . Nuk dihet nëse prokuroët kanë dosje konkrete në dorë apo jo.

Shpërndaje