Gjendja Civile i është përgjigjur përmes një shkrese SPAK-ut, ku tregon se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka kryer ndryshim gjeneralitetesh.
Sipas verifikimeve nga Gjenda Civile, ai është i regjistruar si Ilir Metaj. Kujtojmë që SPAK njoftoi dy ditë më parë nisjen e hetimeve për ish-Presidentit pas një kallëzimi të ish-deputetit Halit Valteri.
Ish-kryetarja e LSI Monika Kryemadhi publikoi certifikatën personale të kreut të Partisë së Lirisë, me pretendimin se po ndihmonte SPAK.