Hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, SPAK sekuestron një vilë në Palasë…

Shpërndaje

Sekuestrohet me urdhër të SPAK një vilë në Palasë. Sekuestrimi vjen në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj.

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes rezulton se nuk janë gjetur para, por se janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së ka ankimuar pak ditë më parë vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij. Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen të pakushtetueshëm dhe të paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Në ankimimin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se shtëpia e bashkëjetueses së deputetit Ahmetaj, Erjola Hoxha është dhe banesë e tij, përderisa jeton aty.

Shpërndaje