Herion Faslija dhe Shkolla Austriake, një dritare e re teknologjie për fëmijët e Shkodrës…

Shpërndaje

Ish-basketbollisti i Vllaznisë, Herion Faslija, ka ndërmarrë një hap domethënës në mbështetje të edukimit të fëmijëve shkodranë. Në bashkëpunim me Shkollën Austriake “Peter Mahringer”, ai ka bërë të mundur sigurimin e një donacioni me 14 kompjutera për Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, duke i dhënë një impuls të ri zhvillimit teknologjik dhe mundësive arsimore për gjeneratën e re.

Postimi i ish-basketbollistit Faslija:

Jam shumë i lumtur që, përmes një bashkëpunimi të ngushtë me Shkollën Austriake “Peter Mahringer”, u sigurua një donacion prej 14 kompjuterash për Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”. Ky donacion do të luajë një rol të rëndësishëm në avancimin e edukimit teknologjik për fëmijët e qendrës.

Pas evidentimit nga ana ime të mungesës së pajisjeve teknologjike në qendër, gjeta mbështetjen e plotë dhe të menjëhershme të drejtorit z. Karl Mohr për mundësimin e tyre.

I jam thellësisht mirënjohës Shkollës Austriake dhe z. Mohr për besimin dhe vizionin e përbashkët për të investuar në të ardhmen e fëmijëve të qytetit tonë.

Shpërndaje