Ngjarja kriminale me tre të vrarë dhe një të plagosur në Shkodër, ishte tema e bisedës mbrëmjen e së enjtes në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio deputeti i PD, Asllan Dogjani deklaroi se mesazhi i kryeministrit Edi Rama disa vite më parë: “Hëngshin kokat e tyre”, ishte një mesazh i gabuar.
Dogjani tha se sot situata në Shkodër është mjaft e rëndë, pasi polcia duhet të marrë leje te grupet kriminale për të hyrë në territor.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ju e njihni mirë qytetin dhe qarkun e Shkodrës. Në këto 20 vite sa ka ndryshuar krimi në Shkodër?
Dogjani: Kur bëhet fjalë për ngjarje të rënda kriminale me tre të vrarë dhe një në gjendje të rëndë. Ju shpreh ngushëllime familjarëve. Dua të them se këto ngjarje nuk ndodhin pa ndihmën e policisë. Fakti që ka ndodhur ditën në një zonë ku edhe natën ka lëvizje, tregon se kjo ngjarje ka një mbështetje të policisë. Gjë që është shumë shkatërruese për shoqërinë shqiptare, duke përcjellë ankth dhe pasiguri për të gjithë qytetarët.
Borakaj: Sa ndryshon Shkodra e atyre viteve me sot?
Dogjani: Ka ndryshuar jo vetëm Shkodra por e gjithë Shqipëria. Një nga arsyet kryesore është përfshirja e grupeve kriminale në Policinë e Shtetit në emërimin e forcave të policisë. Vetë fakti që politika në fushata elektorale përdor këto grupe kriminale, tregon qartë që më pas këta grupe kriminale do të marrin reston, për shkak se ndihmojnë partitë politike. Ju keni dëgjuar vetë Ramën kur në një studio thotë hëngshin kokat e tyre. Nuk mund ta thotë këtë gjë kryeministri, pasi duhen futur në burg kriminelët. Sot nuk është se po hanë vetëm kokat e tyre por edhe të qytetarëve të tjerë. Ne kemi rastin në Memaliaj në korrik, kamarieri që pinte kafe atje u vra. Rastin në Shkodër kamarieri vritet në lokal. Para 20 ditësh Bushatit i bën një atentat.
Borakaj: Edhe ishte pamje e tmerrshme.
Dogjani: Për çfarë është Policia e Shtetit? Për të kontrolluar territore, madje ka lagje në Shkodër ku policia duhet të marrë leje te grupet kriminale, për të hyrë aty. Qytetarët e kanë humbur besimin te politika. Sot nuk jemi të sigurtë, gjithsecili është i pasigurtë, edhe ju si media.
Borakaj: Një viktimë ka qenë pjesë e medias.
Dogjani: Por kemi dhe rastin e kësaj nënës, ku ai shkoi për të vrarë dikë tjetër e vrau kamarieren, palgosi dhe vajzën evogël./vizionplus/