Sy më sy me njerëzit e Berdicës së sipërme.
Kanë rezistuar ndaj të keqes deri tani, dhe do të durojnë deri me 25 Prill. E kanë të kotë ata që po mundohen me të gjitha format t’i shtrembërojnë vullnetin. Kanë 8 vite që i thojnë jo të keqes, do t’i thojnë JO! edhe me 25 Prill. Varfëria dhe shpopullimi është turpi i tyre.
Në parlament do të jem edhe zëri i Bërdicës. Ata që më njohin, e dinë se nuk jam njeri sloganësh. Jam njeri i fjalës së mbajtur.