Helidon Bushati: Si po keqmenaxhohet kaskada e Drinit…

Shpërndaje

SI PO KEQMENAXHOHET KASKADA E DRINIT;

Në këtë periudhë rritje çmimesh të energjisë elektrike si dhe situatës së vështirë që ndodhet sistemi elektroenergjitik, një element tjetër shumë i rëndësishëm, por pak i dukshëm për publikun është keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit.

Kaskada e Drinit dhe sidomos baseni i Fierzës janë përbërësit e asaj që quhet rezerva strategjike energjitike shqiptare, është rezerva e fundit që ka vendi yne për ti bërë ballë situatës së mungesës ekstreme të energjisë elektrike.

Si e tillë menaxhimi i saj është bërë sipas një grafiku të shfrytëzimit, i cili shkon në sinkron sipas parametrave të caktuar, me nivelin e pruarjeve dhe nivelin e baseneve përkatëse, por sidomos i rëndësishëm në këtë kontekst është baseni i Fierzës, i cili aktualisht shërben edhe si rregullator komplet i kaskadës së Drinit.

Në mënyrë që të ruhet rezerva energjitike që në vitet ‘80 është ndërtuar një rregjim i shfrytëzimit të kaskadës, i cili bazohet mbi rregjimet racionale të prodhimit, prurjeve dhe nivelit të Fierzës. Më pak fjalë sipas muajve të vitit, Korporatë Elektroenergjitike Shqiptare duhet të bëjë shfrytëzimon e kaskadës duke ju përmbajtur këtyre parametrave.

Në vazhdimësi kemi paraqitur fakte për keqmenaxhimin që po i bëhet kaskadës, gjë që po ndodh edhe sot.

Qeveria dhe KESH vendosën që të prodhonin maksimalisht si verën e kaluar e po kështu në menyrë të papërgjegjëshme edhe këtë verë. Nga shfrytëzmi me 109% në korrik dhe 137% në gusht ndaj rregjimit normal të prodhimit,duke qenë për më tepër që prurjet ishin 78% ndaj niveleve referuese, kemi arritur në pikën që sot kaskada është jo pak, por 10 m nën nivelin e shfrytëzimit racional.

Një skandal i vërtetë që i fshihet opinionit publik.

-Megjithëse duhej që niveli në muajin shtator të ishte 278,2 m me datë 3 shtator niveli i Fierzës ishte 269,23 m.

Dhe dje me datë 18 shtator pas dy ditë shira ishte 269,13 m. Shihet qartë që niveli akoma rreth 10 m nën nivelin e rregjimit racional të shfrytëzimit.

Ndërkohë që edhe në shtator të 2021 pas asaj masakre menaxhuese përsëri niveli ishte 274,2 m, pra 5 m më lart se niveli i sotëm.

Të dhënat e mësipërme duhet ti bëhen të njohura publikut pasi është detyrim ligjor bërja publike e kuaotave të Fierzës pasi siç u theksua janë rezerva strategjike energjitike e Shqipërisë.

Ato nuk i duhen fshehur opinionit siç po bën qeveria dhe KESH këto kohë.

Këto të dhëna vetëm sa tregojnë edhe një herë me tepër që sot në vendin tonë nuk kemi krizë energjitike, por kemi krizë qeveritare në menaxhimin e sistemit elektroenergjitik.

Shpërndaje