Deklaratë Helidon Bushati:
Rama sot hoqi edhe shenjën e barazisë mes shkodranëve dhe disa punëtorëve nga Bangladeshi që punokan në një fasoneri.
Përparësia e tij ka qënë dhe është boshatisja e Shkodrës. Kjo është e vetmja ofertë për shkodranët.
Si mund të ketë një person kaq shumë urrejtje dhe vrer ndaj një qyteti dhe populli që nuk e meriton ta ketë kryeministër?
Nuk njeh turp, nuk njeh marre!
Gjuha e urrejtjes është gjuhë që nuk i takon Shkodrës. Është gjuhë që shkodranët nuk dinë ta flasin dhe është gjuhë që shkodranëve nuk mund t’ua flasësh.
Ai këtë e di, por tanimë këtë nuk ia fsheh as ndërgjegja.
E vuan dhe do ta vuajë deri me 25 Prill injorimin që i kanë bërë shkodranët.
Sado të mundohet, ai kurrë nuk mund ta ofendojë një qytet që nuk pajtohet me të keqen. Sepse Shkodra dhe Edi Rama nuk flasin të njëjtën gjuhë.
Po ikën ashtu siç erdhi, me urretje, ndasi dhe përbuzje.
Sot Shkodrën dhe shkodranët i thërret historia që të jenë Zot në shtëpinë e vet!