Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen me BERZH-in…

Share your love

Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e grantit për projektin e rindërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

 Marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbështetur nga fondi i përbashkët evropian për Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja e grantit prej 136 milionë euro u nënshkrua më 26 korrik të këtij viti në Tiranë, mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbështetur nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Linja hekurudhore e rinovuar do të nxisë udhëtimet brenda vendit, turizmin ndërkombëtar, si dhe do të mbështesë zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të Shqipërisë.
Kjo linjë do të reduktojë ndikimin mjedisor të transportit të mallrave dhe të pasagjerëve, falë elektrifikimit të saj.

Investimi do të mundësojë elektrizimin e më shumë se 120 kilometrave binarë dhe rinovimin e 12 stacioneve treni, përfshirë sisteme të reja sinjalizimi, si dhe do të përmirësim të sigurisë. Kjo do të mundësojë udhëtime më të sigurta dhe më të shpejta me shpejtësi funksionimi deri në 100 km/h.

 Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut. Ky projekt do të përfundojë brenda vitit 2030.

Share your love