Linja hekurudhore Shkodër-Tiranë ka probleme të dukshme ku si shkak i dëmtimit të një ure në Gjormë treni nuk lëviz prej dy muajsh në këtë linjë.
Infrastruktura e amortizuar dhe lëvizja e ngadaltë e trenave ka bërë që gjatë këtyre viteve treni të humbasë në tregun e konkurencës me mjetet e tjera të transportit.
Shpesh-herë trenat e pasagjerëve të linjës Shkodër-Tiranë kanë dalë nga shinat si pasojë e amortizimit të traversave mbajtëse të shinave.
Gjithashtu problem mbeten dhe mbi 100 mbikalime
të paligjshme të ngritura në të gjithë gjatësinë e linjës hekurudhore Shkodër-Lezhë-Malësi e Madhe, të cilët duke qenë të paligjshëm janë edhe të pambrojtur dhe të pakontrolluar.
Ndërkohë që Hekurudha Shqiptare pak kohë më parë njoftoi se ka rifreskuar të dhënat për projektin Vorë-Hani i Hotit,
Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.
Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut ndërsa kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit.