Hebaj: Nëse shënoj kundër Vllaznisë nuk festoj, por dua fitore

Shpërndaje

Përballja me skuadrën e zemrës është gjithmonë e vështirë sidomos nëse shënon kundër saj.

Sulmuesi i Teutës, Rubin Hebaj i ftuar në Ora Sport shprehet se do të jetë e vështirë të festoj nëse shënon gol kundër Vllaznisë duke qenë se është dhe ish ekipi i tij.

Hebaj: Nuk është se jam anti Tirana. Kur luan kundër Tiranës ke një motiv ndryshe. Të gjitha ekipet kur shohin Tiranën që ka hapa pozitive në kampionat u hip dëshira për ti mundur. Të mërkurën ndeshem me Vllazninë. Nuk festoj nëse shënoj ndaj Vllaznisë, nuk e di si do jetë momenti. Por të shohim. Rëndesi ka të shënoj gol dhe të fitojmë ne.

Teuta do të ndeshet me Vllazninë më datë 28 në Shkodër.

Shpërndaje