Rifillimi I punës nga cerdhet dhe kopshtet në datën 1 qershor do të shoqërohet me ndjekjen e rregullave shumë strikte.
Protokolli sanitar është publikuar nga Shendeti Publik dhe do të jetë I detyrueshëm për zbatim nga institucionet shteterore dhe ato private.
Në mesin e masave parashikohet vendosja e dezinfektuesve në hyrje te institucionit në mënyrë që fëmijet ti perdorin për duart kur hyjnë dhe dalin nga godina.
Të miturit nuk lejohen të dërgohen ne cerdhe ne kopësht nga gjyshërit ndërsa prindi që do ti përcjelle në këto institicione nuk lejohet të futet brenda. Gjithashtu nuk lejohet që fëmijet të përzihen me grupet e tjera pasi ata grupet duhet te qëndrojne të ndara dhe ne ambjente te vecuara. Po ashtu duhet bërë dezinfektimi I lodrave dhe I grupeve të cerdheve dhe kopshteve cdo ditë. Gjithashtu rekomandohet që cerdhet dhe kopshtet të mos bëjnë aktivitete si datëlindje dhe festa të tjera.
Më poshtë lista e detyrave që janë lënë për institucionet shtetërore dhe private.
Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.
-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.
-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes.
-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.
-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.
– Cdo ditë fëmijës do i matet temperature me termometër digjital
-Dera e institucionit qëndron e mbyllur kur fëmijët janë brenda ndersa dritaret hapur per ajrosje.
-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.
-Fëmijët e një grupi do të qëndrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.
-Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.
– Fëmija do të qëndrojnë në distancë nga njër tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmije)
-Të kryhet dezinfektimi i cdo dhome cdo ditë.
-Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese
-Lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.
-Rekomandohet mos të organizohen festa ditëlindjesh
-Te vendosen postera informuese.
-Te kete uje te rrjedhshem, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve.
-Sanitaret te kene gjithe kohes maska dhe doreza e
-Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.
-Drejtuesi duhet të pajisi stafin me maska doreza solucione dezifektuese.
-Nese stafi ka probleme shëndetësorë do njoftohet njësia vendore e kujdesit shëndetësor.