Deputetja e opozitës parlamentare, i është rikthyer sërish çështjes për reformën zgjedhore.
Përmes rrjeteve sociale, ajo njofton se po përgatit një projket të ri politik me ajkën e shoqërisë, ndërsa objektiv është rinia, me të cilën shpreson që të bëjë ndryshimin.
Hajdari shpreh bindjen se listat e kandidatëve për deputetë do të hapen 100%.
”Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit“, shkruan Hajdari.