Habit Rama: Do vijë koha kur martesat të bëhen në mënyrë digjitale…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme në Lezhë të mirat e ligjit të “Bashkëqeverisjes”, ligj ky që nuk është dekretuar nga Presidenti Meta.

Teksa fliste në Lezhë, Rama tha se 95% e shërbimeve kryhen online, përveç atyre që duhet patjetër të jetë qytetari fizikisht, siç është përshembull martesa.

Rama tha me batutë se nuk mund të kesh dëshmitarë digjitalë në martesë, por mbase do vije dita që martesat të behen në mënyrë digjitale por deri më sot se ka bërë askush në botë që ta bëjë dhe Shqipëria.

“Përveç disa shërbimeve që nuk i bëjmë dot digjitale. Siç janë martesat përshembull që si bëjmë dot digjitale, sepse duhet të jenë aty dhe të thonë ato fjalët, plus duhet të jenë dhe dëshmitarët. Dëshmitarët digjitale nuk janë shpikur akoma. Mbase do vijë dhe ajo kohë, që të bëhen martesat në mënyrë digjitale, por këtë nuk e ka bërë askush në botë që ta bëjmë dhe ne. Bëhet fjalë vetëm për 5% të shërbimeve.  Nëse sot shkon në sportel mund të qëllojë ai person të jetë i sjellshëm por dhe i pasjellshëm. Mund të jetë i përgjegjshëm dhe i papërgjegjshëm. Ai mund ta humbë dosjen fare. Shqiptarëve i është thënë gjatë këtyre 30 viteve që ta bëjnë dosjen nga fillimi sepse kanë humbur dosjen. Nuk mund të presim derisa qytetarët ta mësojnë të gjithë këtë rrugë. Kostoja për qeverinë e rryshfetit, marrjes nëpër këmbë nga një zyrtar, vonesat, s’kemi pse ta kemi këtë problem, sepse kur vjen puna e shtetit për aplikimet i ke në xhep. Dëshmia e penalitetit nuk e keni idenë çfarë tmerri ka qenë“, deklaroi Rama.

Shpërndaje