Habit fermeri nga Shkodra: Shita 24 ton qepë përmes ‘Facebook’…

Shpërndaje

Një fermer shkodran i shet prodhimet e tij në rrjetet sociale dhe nuk ka nevojë që të dalë në treg dhe t’i shesë.

Atij i bëjnë porosi me telefon për qepët, vajin e ullirit, bizelet, lakrat, kumbullat. Sidomos për prodhimet e stinës ai shprehet se nuk e ka aspak problem që t’i shesë dhe nuk i mbeten asnjëherë stok.

Bëhet fjalë për Kujtim Plangaj, i cili ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se prodhimet e tij i shet brenda dhe jashtë vendit.

Ai u shpreh se përmes rrjetit social “Facebook” ka shitur 24 tonë qepë.

“Çmimi është njësoj. Përmes Facebook kam shitur 24 ton qepë. Kam shitur dhe jashtë vendit. Të huajt paguajnë dhe transportin. Tani për momentin ka ngel vetëm pak vaj ulliri”-tha ai.

Shpërndaje