Gushta: E shkarkuar për bindjet e mia, jo për detyrën – zëri i një të përndjekure politike në Shkodër…

Shpërndaje

Nga Vildana Gushta

50 vite na vranë, na internuan, na grabitën pronat dhe sot e njejta panorame perseritet me urrejtjen e bijve të komunizmit sërish, nën të njëjtin model — këtë herë jo me plumba, por me shkarkime e cinizem politik!

Kjo është ajo që ka ndodhur me dt 11 Prill, me vendimin e përfaqësuesit politik të bijve të komunizmit, Benet Beci, ndaj meje: një shkarkim i shkruar bardh e zi, pasi si çdo vit, kam nderuar dhe përkujtuar të gjitha kryengritjet antikomuniste , proteste e tubime përfshirë edhe atë të Postrribës e të dëshmorëve të demokracisë , të 2 Prillit.

Për pesë vite punë nuk kam asnjë vërejtje apo masë disiplinore nga Bashkia apo DPGJ prej nga kemi varësi, për punën time në shërbim të qytetarëve të Shkodres.

Jam thellësisht mirënjohëse për çdo qytetar të Shkodrës që ka besuar dhe është shërbyer me korrektësi pranë Zyrës së Gjendjes Civile, nga ku largohem sot, e shkarkuar politikisht, për agjitacion e propagandë — vetëm sepse kam respektuar gjakun e të parëve të mi, vuajtjet e sakrificat e tyre, që u sakrifikuan për Shkodrën dhe për Shqipërinë.

Unë kam qenë gjithmonë, jam e do të jem e djathtë ,deri sa të kem frymë. Kush më njeh nuk më sheh ndryshe. Jam krenare për bindjet e mija. Jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt.
Por asnjëherë nuk e kam ngatërruar zyrën e shtetit me zyrën e të përndjekurve politikë apo të forcës politike që unë aderoj.

Për të sqaruar opinionin, akuzohem për shpfaqje të hapura të bindjeve politike, jashtë orarit zyrtar, në fb tim personal, dhe pa u hapur zyrtarisht fushata zgjedhore.

Tani fushata ka filluar zyrtarisht. Unë jam aty ku më takon të jem, përballë Becit , as në krah e as pas shpine.

Respekt miqve e bashkëpuntorëve të mij! Na shkoftë mbarë kjo fushatë e fitore te PD !

Shpërndaje