Përkrah trajnerit Brdariç, në konferencën e sotme për shtyp ka qenë edhe kapitenit Erdenis Gurishta i cili e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e rradhës dhe nga ana tjetër, është shprehur i bindur se Vllaznia do të dalë shumë shpejt nga momenti aktual ku ndodhet.
Kastrioti? “Është një kundërshtar i vështirë, ky kampionat ka treguar që nuk ka kundërshtar të lehtë. Po të marim një shembull me Tiranë që ka bërë një fazë të parë perfekte dhe ka lënë pikë ndaj Kastriotit dhe Egnatias, ndërsa me ekipet pretedente i ka fituar ndeshjet. Ky kampionat tregon që nuk ka ndeshje të lehta dhe ndeshja nesër duhet marrë seriozisht dhe duhet fituar me patjetër”.
Pushimi për shkak të Kombëtareve? “Pushimi erdhi në momentin e duhur sepse ishim pas disa rezultateve jo të mira dhe kjo ndalesë na ka shërbyer për mirë. Të gjithë lojtarët kanë reflektuar dhe I kemi kuptuar gabimet që kemi bërë. Jemi të motivuar për ndeshjen e nesërme. Pushimi na bëri mirë dhe kjo u reflektua në Kupë ndaj Pogradecit që shënuam 6 gola pavarsisht diferencave. Skuadra është e motivuar që nesër të bëjmë më të mirën dhe të marrim maksimumin”.
Gati gjysma e pikëve nga sezoni i kaluar? “Është e vërtetë kjo gjë, por jemi të vetdijshëm që skuadra ka shumë cilësi dhe forca për të dalë nga kjo situatë. Jam I sigurt që shumë shpejt do të vijnë rezultatet dhe besoj se Vllaznia do të rikthehet aty ku të gjithë tifozët e dëshirojnë”.
Kalendari? “Në 5 ndeshjet e radhës, 4 I kemi në Shkodër. Ne si në Shkodër, por edhe jashtë futemi gjithmonë në fushë për të marrë maksimumin. Të luash në Shkodër 4 ndeshje është gjë e mirë, shpresoj që të kemi edhe përkrahjen e tifozëve e ne do të bëjmë maksimumin duke filluar që nga nesër pasi nesër është finalja jonë”.
Tifozët? “E kuptoj që janë mërzitur pasi kanë pritur më shumë nga ne, por ato që kanë ikur nuk kthehen më. Tifozët duhet t’I japin kurajo skuadrës edhe në momente të vështira dhe ne do të kthehemi aty ku të gjithë e dëshirojmë”.
Aspekti personal? “Vllaznia nuk është ajo e sezonit të kaluar, normalisht që shfaqen probleme të lojtarëve të caktuar. Në fillim të sezonit kisha një dëmtim, por e kam kaluar dhe dita ditës po kthehem te ai Gurishta i sezonit. Më e rëndësishme është që Vllaznia të kthehet te ajo Vllazni e sezonit të kaluar dhe jo të kthehet Gurishta dhe pastaj lojtarët e tjerë të mos jenë në 100% e tyre”