Grushti ndaj Berishës, Basha dhe Alibeaj dënojnë ashpër sulmin fizik: Të nisin hetimet urgjentisht…

Shpërndaje

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dhunën fizike ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, i cili u godit sot gjatë protestës me grusht nga një person.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se dënon ashpërsisht dhunën ndaj Berishës, ndërsa kërkon që ngjarja të hetohet dhe të zbardhet plotësisht nga autoritetet përkatëse.

“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”, shkruan Basha.

Edhe Enkelekdj Alibeaj ka reaguar për incidentin e Berishës.

Ai kërkon zbardhje të menjëhershme të incidentitit, teksa thotë se organet përgjegjëse dhe kultura e dhunës duhen përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik. Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik”, shkruan Alibeaj në Twitter.

Shpërndaje