Grupi i Rithemelimit dorëzon emrat, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve…

Shpërndaje

Grupi i rithemelimit të PD, në Shkodër, ka depozituar emrat e kandidatëve për primaret në Bashkinë e Shkodrës.

Ora 24 e ditës së hënë ka qënë edhe afati i fundit, për dorëzimin e emrave dhe kandidatët potencialë për Bashkinë e Shkodrës kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar dhe formularin tip që është kërkuar nga grupi drejtues i mbështetësve të ish Kryeministri Berisha.

Ashtu sic pritej, dy emrat potencialë në listë janë ish zv/Ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, i cili vjen në këtë garë më stofin e deputetit më të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit. Ndërkohë që emri tjetër ashtu sic flitej është edhe ai i Kryetares aktuale të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Ndërkohë emrat e tjerë janë ato ish kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka, ish deputeti Astrit Bushati, N/Kryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, N/Kryetari i Bashkisë Shkodër Ardit Qylybyli.

Pas shqyrtimit të emrave pritet që në datën 30 Janar, për anëtaret e PD të vijnë edhe kandidaturat të cilat do të votohen nga demokratët e Shkodrës për të zgjedhur edhe emrin e kandidatit që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit në Bashkinë Shkodër

Shpërndaje