Grua e fortë, Shqipëri e fortë! ❤️
Me zonjat shkodrane, themelin e familjeve të qytetit tonë.
Objektivat e reformave të Partisë Demokratike, të përfshira në programin tonë “Shqipëria Fiton me Gruan” kanë në themel të tyre barazinë.
Barazi si në kushte, ashtu edhe në mundësi për arsimim, që do të thotë se asnjë vajzë nuk do ta braktisë shkollën prej vështirësive ekonomike, pasigurive, frikës a paragjykimit.
Barazi në punësim. Pagë të barabartë për punë të njëjtë. Sistem promovimi dhe karriere pa diskriminim. Mundësi për t’u zhvilluar dhe për aftësim profesional për gratë e papuna ose viktimat e dhunës në familje dhe fonde të veçanta për gratë sipërmarrëse.